Vucic për padinë ndaj Serbisë: Taktikë e Kurtit për t’i ikur dialogut

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, pak orë para se të udhëtojë për në Bruksel ku do të takohet me kryeministrin Kurti, ka komentuar deklaratat e këtij të fundit mbi ngritjen e padisë kundër Serbisë për gjenocid gjatë luftës së fundit.

Vucic ka thënë se Kurti duhet ta paraqesë padinë, në vend që të na kërcënojë, por siç thotë ai këto deklarata të Kurtit dhe qeverisë, janë vetëm truke me të cilat po synohet të i ikin dialogut.

Tutje Vucic ka potencuar se ditët në vazhdim nuk janë të lehta për të dhe se nuk është koha për fjalë të mëdha.

Ditët në vazhdim nuk janë të lehta dhe situata nuk është rozë. Nuk është koha për fjalë të mëdha, por për një qëndrim të vendosur, por është gjithmonë koha të tregojmë se duam dialog dhe sa e rëndësishme është të shikojmë nga e ardhmja, ” tha Vucic për TV Pink.

Duhet theksuar se të marten fillon dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, e ku për herë të parë, në cilësinë e kryeministrit të Kosovës do të jetë Albin Kurti përballë presidentit serb, Aleksandër Vucic.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu