Vuçiç “qan” me serbët e Kosovës: Këto janë qëllimet shqiptare ndaj nesh

Presidenti serb Vuçiç u takua me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova për të diskutuar mbi negociatat në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë, të cilat u mbajtën në Bruksel më 18 gusht. Pas kësaj, Vuçiç iu drejtua publikut duke thënë se “serbët janë futur në qoshe, por ai nuk do të lejojë dëbimin e tyre nga Kosova”.

Ai tha se “lufta e mundimshme dhe e kotë e serbëve për mbijetesën e tyre dhe mbijetesën e shtetit serb” në Kosovë vazhdon që nga viti 1999, kur, sipas tij, Marrëveshja e Kumanovës dhe Rezoluta 1244 dëbuan forcat e sigurisë nga Kosova dhe shkatërruan kryqet në kishat e tyre.

“Kjo rezultoi në persekutimin e më shumë se 200,000 njerëzve, të cilëve iu vodhën banesat dhe shtëpitë e shumë prej tyre u vranë. Pastaj ata fituan atë status në bashkësinë ndërkombëtare që kanë të drejtë të shpallin pavarësinë.

Rrjedhimisht, që nga viti 2013, përmes Marrëveshjes së Brukselit, ne jemi munduar që të sigurojmë paqen e serbëve në Kosovë, por asnjëherë nuk do ta përmbushnin atë që është obligim, që është bashkim i komunave serbe”, tha Vuçiç.

Ai tha se “tash janë të vendosur që serbët t’i dëbojnë nga veriu i Kosovës si kocka e fundit në fyt”.

“Ishte detyra jonë t’u themi njerëzve edhe sot, edhe pse e dimë se sa e vështirë është sot në kushtet kur nuk është më hipotetike: nuk kemi ku të shkojmë, jemi në qoshe dhe mesazhi ynë kryesor është, pa marrë parasysh çfarë: nuk do të ketë kolona refugjatësh dhe ne do ta mbrojmë popullin tonë nga persekutimi dhe nga masakrat, përveç nëse NATO-ja dëshiron ta bëjë këtë ose nëse ata marrin pjesë me njësitë shqiptare”, tha Vuçiçm, duke ushqyer kështu mitin e (vetë)persekucionit, një zakon e ves gjenetik serb.

Më tej ai tha se shqiptarët “vendosën të kryenin veprime të njëanshme në një moment kur nuk ishte e nevojshme” dhe për këtë, sipas tij, pak a shumë kanë marrë gjithmonë mbështetjen e Quint-it. Ai tha se shqiptarët i refuzuan të gjitha propozimet nga Serbia.

Ai pohoi se janë vetëm dy synime që shqiptarët duan t’i zbatojnë.

“Ky është shfuqizimi i çdo gjëje që ka të bëjë me serbët si dhe persekutimin e popullit tonë në Kosovë. Këto janë dy qëllimet e vetme që ata ndjekin”, tha Vuçiç, duke konkluduar: “E di që BE-ja do t’i mbështesë gjithmonë shqiptarët”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu