Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, deklaroi para takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës se sa i përket Kosovës nuk do të dëshironte që dikush të kishte pritje të mëdha, por të qëndrojmë me ‘këmbë në tokë’, transmeton Gazeta Metro.
Vucic në Novi Sad deklaroi para mediave se duhet të jenë realist e të luftojnë me gjithë çka kanë që të mbrojnë interesin e popullit dhe vendit të tyre që të mbijetojnë në ‘vatrat e tyre shekullore’.
Sa i përket takimit të së premtes me përfaqësuesit serb presidenti serb tha se së pari do i dëgjojë sa çfarë kanë për të thënë e pastaj do të bisedojë hapur me ta ku do t’i njoftoj se çfarë mendon për të gjitha. Vucic theksoi se “duhet treguar qetësi, durim e mençuri të cilën nuk e patëm gjithmonë gjatë të gjitha periudhave të ndryshme në histori”.
Ai u foli edhe për deklaratat e Shaip Kamberit se zgjidhja më e mirë do të ishte bashkimi i luginës së Preshevës me Kosovën, duke thënë se këto janë dëshira individësh dhe se realiteti është tërësisht i ndryshëm.
Vucici pati çfarë të thotë edhe për takimin e Sulejman Ugljanin me Albin Kurtin duke thënë se “të gjithë mund të kemi dëshira e ide, e ne dimë që Sulejman Ugljanin ka dëshira të kota, por më besoni, ai mbi të gjitha ka dëshirë karriken në Beograd”. Ai tregoi se çfarë i ka thënë edhe para një viti atij ku edhe e përsëriti “Suljo nuk ka karrikë për ty, e as për këta tjerët”.










