Vuçiç: Serbia nuk ka çmim, kjo është diçka që ata nuk e kuptuan kurrë, do t’i mundim

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram një video pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

“Unë po analizoj atë që ndodhi. Ne luftuam sa më shumë në kushte të vështira dhe luftuam për të ardhmen e Serbisë në paqe, për vazhdimin e investimeve në vendin tonë.

“Sot do të flas për të gjitha manipulimet, gënjeshtrat, të pavërtetat që përhapin jo vetëm luftëtarët e tastierës, mediat manjate. Për ne nuk ka Serbi tjetër, ne kemi një, do ta mbrojmë atw”

“Pas një lufte të vështirë, besoj të suksesshme, në Bruksel sonte po i përgjigjem të gjithë manipuluesve politikë dhe mediatikë që do të shkelnin vendin e tyre për një thërrime pushteti.

Serbia nuk ka çmim, kjo është diçka që ata nuk e kuptuan kurrë. Ne do t’i mundim ata. Serbia do të fitojë!” theksoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu