Vuçiç “shfajësohet” para Perëndimit për Kosovën, i dërgon letër BE-së, SHBA-së, Rusisë dhe Kinës

Aleksandër Vuçiç tha ditën e djeshme se u ka dërguar letra vendeve të fuqishme të BE-së, SHBA-së, Kinës dhe Rusisë, për situatën me Kosovën. Ai u shpreh se u ka thënë këtyre vendeve se dëshiron paqe dhe jo luftë.

Vuçiç tha se vendet perëndimore po përpiqen të përshpejtojnë zgjidhjen e mosmarrveshjeve të Serbisë dhe Kosovës për shkak të zgjedhjeve presidenciale në SHBA si dhe zgjedhjeve për Parlamentin Europian. Vuçic tha se se një tjetër arsye që Perëndimi po përshpejton të zgjidhë çështjen Sebi-Kosovë është sepse Perëndimi nuk është plotësisht i sigurt se Ukraina mund të mposhtë Rusinë.

Ai e arsyetoi këtë duke thënë: Meqë nuk janë të sigurt, ata e dinë se mund të ndodhë që dikush të dalë me një rrëfim për precedentët që janë arritur në Kosovë. Prandaj duhet është takuar me ambasadorin kinez Li Ming, të cilit i ka dorëzuar letrën drejtuar presidentit kinez Xi Jinping lidhur me situatën në Kosovë, si dhe zhvillimin e përshpejtuar të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.

“Një takim i shkëlqyer me Ambasadorin e Republikës së Kinës Li Ming. Ia dorëzova letrën që ia dërgova presidentit Xi , për situatën në Kosovë, por edhe për zhvillimin e përshpejtuar të marrëdhënieve tona dypalëshe”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Presidenti theksoi se falënderoi ambasadorin për reagimin e fortë dhe të qartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës lidhur me lëvizjet e fundit të papërgjegjshme të Prishtinës, të drejtuara qartazi kundër popullit serb në Kosovë.“Gjithashtu, i paraqita një mesazh urimi Presidentit Xi me rastin e Vitit të Ri Hënor, me urimet më të mira për përparimin e vendit të tij dhe mirëqenien e popullit vëllazëror kinez”, përfundoi Vuçiç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu