Vucic shfrytëzon rastin ta lë Kosovën fajtore: Serbia shkon në dialog saherë të ftohet, Kurti flet vetëm për të kaluarën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka shfrytëzuar edhe një mundësi të radhës për të propaganduar ndaj Kosovës në disa dimensione.

Ai ka folur për sulmet e pretenduara ndaj komunitetit serb në Kosovë duke thënë se po tentohet të ‘blihen’ serbët. Vucic edhe njëherë ka përsëritur deklaratën e tij se shqiptarët dhe serbët duhet të pajtohen pasi do të jenë dy kombet më të mëdha në Ballkan për një kohë të gjatë.

Në anën tjetër, gjithashtu Vucic ka shfrytëzuar rastin që të vendoset në pozicion ‘vetmbrojtës’ duke thënë se ai do të shkojë në dialog saherë të ftohet, duke e lënë kështu fajtore Kosovën për ngecjet e procesit.

Serbia gjithmonë do të marrë pjesë në dialog saherë që të ftohet, por unë nuk shoh shumë kuptim në dialog me Kurtin, sepse ai flet vetëm për të kaluarën, jo për të ardhmen, dhe ai nuk ka studiuar mirë atë të kaluar”, i’u tha Vucic gazetarëve.

Vucic tutje vazhdoi duke thënë se nuk sheh përparim në këtë dialog, pasi sipas tij, qasja e Kosovës nuk është e duhura, por gjithashtu deklaroi se beson në unitetin e serbëve në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës ka pasur dy takime në Bruksel me Vucicin, derisa nuk është bërë ndonjë progres në proces.

Kurti në dy takimet ka paraqitur dy propozime, të cilat janë refuzuar nga pala serbe. Ende nuk dihet se kur do të rinisin takimet e nivelit të lartë Kosovë-Serbi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu