Vuçiç: S’më gëzon fitorja e Albin Kurtit, do kemi bisedime të vështira

Për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë ka reaguar edhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçic. Ai ka deklaruar në një konferencë se Lista Serbe arriti fitoren më bindëse në historinë e saj me 98.07 për qind të votave të serbëve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe fitoi të gjitha 10 vendet në parlamentin e Kosovës.

Presidenti i Serbisë ka deklaruar më tej se ky ishte një mesazh e serbëve nga Kosova, se ata janë të fortë dhe do të jenë në gjendje të mbronin interesat e tyre në këtë vend.

Ai nuk përjashtoi mundësinë që Vetëvendosje e Albin Kurtit, do të dalë fituese e zgjedhjeve në Kosovë por ka theksuar se ky rezultat nuk do të ishte një gëzim për të. Ai u shpreh më tej se Beogradi do të negociojë me Kurtin si një përfaqësues legjitim i shqiptarëve dhe se këto do të jenë bisedime të vështira.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u ftuan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.79% të votave kryeson deri më tani Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë, ku janë numëruar mbi 95% të votave. Pas tij vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,05%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 15% të votave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu