Cepurin ka thënë se beson se Serbia, si shtet serioz, do të dijë të ballafaqohet me përgjegjësi me provokimet e kërcënimet për konfrontim
Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic i ka thënë ambasadorit rus Aleksandar Cepurin se Serbia nuk ka më arsye të ketë besim në KFOR-in, përkatësisht në NATO-n në Kosovë , transmeton gazetametro.net.
Vucic me kryeministren serbe Ana Brnabic e kanë falënderuar ambasadorin rus për atë se “kupton se çka saktësisht po ndodh në Kosovë dhe se sa janë të rrezikuara paqja e stabiliteti në tërë regjionin”.
Kryetari Vucic ka thënë se edhe në këtë dituatë do të vazhdojë të sillet seriozisht e me përgjegjësi, por se nuk ka arsye të ketë më besim në KFOR-in, përkatësisht në NATO-n në Kosovë, sepse sipas tij, është treguar se gjithçka që kanë thënë për lëvizjen e njësive ROSU ka qenë trillim.
Ambasadori Cepurin sipas emdieve serbe ka thënë se udhëheqësia e Rusisë po përcjell me vëmendje situatën, gjë që shihet nga kumtesa e Ministrisë së punëve të jashtme të Federatës Ruse, dhe se beson se Serbia, si shtet serioz, do të dijë të ballafaqohet me përgjegjësi me provokimet e kërcënimet për konfrontim./gazetametro.net










