Vuçiq: Asociacioni i Komunave Serbe nuk mund të jetë organizatë joqeveritare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është skeptik për rezultatet e takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel më 18 gusht. Duke luajtur rolin e “njeriut që kërkon zgjidhje”, ai ka theksuar se “shpreson në takimin dhe sjelljen racionale të Prishtinës dhe se po shkon atje për të gjetur një zgjidhje”.

Veç kësaj, presidenti i Serbisë ka vlerësuar se Asociacioni i Komunave Serbe nuk mund të jetë organizatë joqeveritare.

Pse ne madje kemi negociuar dhe biseduar nëse ASK duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës? Pse na intereson se çfarë është shkruar në kushtetutën e tyre, të cilën ne nuk e njohim? Pra mendojmë se duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë – dhe çfarë do të bëjmë tani? A mendoni se duhet të krijojmë një organizatë joqeveritare në mënyrë që ata të kenë të drejtë të shesin çamçakëz dhe të mbledhin goma para fillimit të mësimit më 1 shtator? Epo, nuk është e mundur”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ai është pyetur edhe rreth asaj se në këtë rast, cili ishte qëllimi i Marrëveshjes së Brukselit.

Mesazhi im për Quint-in, para së gjithash – shkojmë me mirëbesim, duam të diskutojmë për gjithçka. Ju mund të bëni gjithçka me forcë, por vetëm me forcë. Të na detyroni të heqim dorë nga të drejtat tona, të marrim pjesë në shkatërrimin e vendin tonë dhe marrëveshjet e nënshkruara – as mos u mundoni e as mos ëndërroni”, ka shtuar Vuçiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu