Presidenti Vuçiç postoi një video në llogarinë e tij në Instagram në të cilën ai dërgon një mesazh inkurajues për popullin e Serbisë.
Së bashku me videon, Vuçiç shkroi një mesazh se Serbia do të jetë gjithmonë me njerëzit e saj.
“Nuk është një kohë e lehtë përpara nesh, presionet do të rriten për shkak të Kosovës dhe Metohisë, presionet rreth Republikës Srpska do të rriten, por mesazhi im për popullin serb është që Serbia do të jetë gjithmonë me ju,” tha Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në videon e publikuar.









