Vuçiq: Do t’i gëzohem heqjes së vizave për Kosovën, do të mbesin më pak shqiptarë!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq thotë se do t’i gëzohet heqjes së vizave për kosovarët, për shkak se me këtë Kosova do të zbrazet nga shqiptarët.

I pyetur nga gazetarët në Golubac, gjatë vizitës Banatit të mesëm, që ta komentojë thirrjen e Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe se a do të mund të sillte kjo deri te heqja e taksës, Vuçiqi komentoi se serbët i gëzohen kësaj, por jo për shkak se kjo ndoshta do të mund të rezultonte me heqjen e taksës, por për shkak se “shohin vetëm se sa shqiptarë do ta braktisin Kosovën”.

Lidhur me taksën ndaj importeve serbe në Kosovë, presidenti serb tha se Prishtina e ka për obligim ta heqë atë në bazë të marrëveshjes së CEFTA-s dhe të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, por “në radhë të parë për shkak se qarkullimi i lirë i mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve janë vlerat kyçe të botës përparimtare”, shkruan blic.rs.

“Kur ta kuptojnë këtë – ne jemi të gatshëm për dialog, ka deklaruar Vuçiqi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu