Vuçiq: Kjo është çmenduria që do të ndodhë në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka parashikuar arr.estimin e policëve serbë në veri të Mitrovicës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Kosova planifikon arr.estimin e 26 policëve serbë nga veriu i Kosovës dhe 15 personave të tjerë me arsyetimin se kanë marrë pjesë në korrupsion dhe akuza të ngjashme.

“Do të ndodhë një çmenduri politike në Kosovë. Ata dëshirojnë të arr.estojnë 26 pjestarë të policisë nga veriu i Kosovës dhe 15 persona të tjerë me arsyetimin se kanë marrë pjesë në korrupsion dhe gjëra të ngjashme. Por, kjo është vetëm përpjekje që Mitrovica të mbetet e papastër dhe të kenë mundësi t’u bëjmë dëme njerëzve tanë atje”, deklaroi Vuçiq për emisionin e mëngjesit në “RTS”, transmeton lajmi.net.

“Dita e zgjedhjeve atje nuk do të kalojë e qetë”, u shpreh ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu