Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke shpjeguar situatën energjetike, thotë se është e stabilizuar, por nuk do të jetë e lehtë sepse ka edhe katër muaj dimër të gjatë, transmeton InfoShqip.
Ai shpjegoi se Serbia ka një nga çmimet më të ulëta të energjisë elektrike, ndërsa Maqedonia ka më të shtrenjtën.
“Shikoni Maqedoninë, ajo paguan një çmim te larte , një çmim tregu. Kur ishin treqind, ata paguanin me atë çmim. Në vendin tonë me të gjitha taksat ishte 66” – llogarit presidenti në emisionin “Hit Tweet” të Pink./InfoShqip.com