Vuçiq: Kurrë nuk jam takuar fshehurazi me Thaçin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se “nuk kishte pasur asnjëherë ndonjë takim sekret me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, siç pretendojnë politikanët nga Aleanca për Serbinë”.

Sipas mediave serbe, Vuçiq një gjë të tillë e ka thënë gjatë përgjigjes së një pyetje rreth asaj se po komentohet se fshehtazi është takuar Thaçin.

Po sipas mediave, serbe, presidenti serb ka thënë se brengosët për situatën në Kosovë, sepse siç ka thënë ai, “është e qartë se kemi punë me njerëz të papërgjegjshëm, të cilët nuk mendojnë se çdo hedhje e benzinës në zjarr mund të sjellë një katastrofë që askush nuk dëshiron”.

“Ne nuk i kërcënojmë kurrë ata, edhe pse i dëgjojmë çdo ditë kërcënimet e tyre. Vetëm se unë mund të them para jush se – ai që mendon se mund të bashkojë Serbinë, kush mendon se mund të sulmojë serbët do të përballët me përgjigje të fuqishme dhe t’iu lutemi që këtë të mos e bëjnë”, është cituar presidenti i Serbisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu