Vuçiq me opozitën në Republika Srpska?

Opozita në Republika Srpska mbajti një tjetër protestë kundër, siç pretendojnë, vjedhjes së zgjedhjeve. Kësaj radhe në protestë valëviteshin edhe flamujt partiakë të SNS-së së Aleksandër Vuçiqit, gjë që hapi pyetje të vjetra, transmeton InfoShqip.

Ne do të ndjekim politikën kombëtare që po krijohet në Beograd dhe nuk do të bëjmë kurrë atë që bëri Dodik me Zoran Milanoviçin, duke sulmuar drejtpërdrejt Serbinë”, tha Jelena Triviq (PDP), kandidate e opozitës në RS për presidente të këtij subjekti, kur ajo shpalli fitoren në natën e zgjedhjeve. Edhe pse këto janë mesazhe që dëgjohen shpesh nga RS, ky ishte interesant, sipas analistëve, duke qenë se u dha në kohën kur nuk diheshin rezultatet e zgjedhjeve.

Mbështetje e fshehur

Edhe pse lidershipi i Serbisë nuk përkrahu hapur asnjë kandidat në zgjedhjet në RS, gjatë fushatës kishte mesazhe të fshehura që, nëse asgjë tjetër, ia dolën në dorë opozitës.

Një prej tyre është edhe paraqitja e ftuar e Vuçiqit në televizionin BN në Bijeljina, i cili është afër qarqeve opozitare, në gjysmë të fushatës zgjedhore në Bosnje dhe Hercegovinë. Gjithashtu, disa liderë të opozitës nga RS, përfshirë Jelena Triviq, u shfaqën në fushatën zgjedhore në stacionet televizive afër qeverisë në Serbi, gjë që u pa si mbështetje e drejtpërdrejtë nga Beogradi për opozitën në RS. Këtu nuk duhet harruar, theksojnë njohësit e situatës, mosmarrëveshjet politike ndërmjet Beogradit dhe Banja Lukës, kur është fjala për mbështetjen për bashkësinë ndërkombëtare dhe marrëdhëniet me përfaqësuesin e lartë Kristijan Šmit, me të cilin Vuçiq ka takuar disa herë.

Në protestat e mbrëmshme u ngrit sërish çështja e mbështetjes. Flamuri i Partisë Progresive Serbe, në krye me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, është valëvitur në protesta në disa lokacione gjatë mbrëmjes, kështu që efekti i një “elementi të futur”, sipas analistëve, mund të përjashtohet.

“Midis rreshtave lexohet se Vuçiq mbështet opozitën në RS. Nga ana tjetër, marrëdhëniet mes Vuçiqit dhe Dodikut nuk janë aq të përzemërta sa më parë, por është e sigurt që Vuçiq do të mbështesë këdo që të formojë qeverinë”, përfundon Topiç./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu