Vuçiq nga Brukseli fton serbët e Kosovës për takim në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nga Brukseli ka caktuar një takim me serbët e Kosovës. Media serbe B92 dhe Novosti, raportojnë se takimi do të mbahet të dielën nga ora 11:00, në Pallatin “Serbia”.

Sipas “Novosti”, në takim janë të ftuar përfaqësues politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë, drejtorët e spitaleve.

Sot është hera e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Fillimisht ka pasur takime dypalëshe midis përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe liderëve. Takimi midis Kurtit dhe Borrellit është mbajtur nga ora 09:30, ndërkaq në 10:00 shefi i diplomacisë evropiane është takuar me Vuçiqin. Pas takimeve dypalëshe, Borrell tha se është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin drejt normalizimit të plotë të raporteve.

Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë dëshmuar sërish se është koha të lëvizim drejt normalizimit të plotë. Pres që të dy liderët të jenë fleksibil dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët”, shkroi Borrell në Twitter.

Takimi 3 palësh ka përfunduar ndërsa palët i janë kthyer edhe njëherë takimeve bilaterale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu