Vuçiq nuk dëshiron të udhëtojë për në Kroaci

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka vendosur të mos udhëtojë në Zagreb, ku do të mbahet Kongresi i Partisë Popullore Evropiane (EPP), duke deklaruar, ndër të tjera, se ai “nuk dëshiron të ndikojë në përkeqësimin e mëtutjeshëm të pozitës së serbëve në Kroaci”.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, përmes një letre drejtuar Presidentit të PPE-së, Joseph Daul, Vuçiq ka shpjeguar vendimin e tij, duke thënë se “mos pjesëmarrja në kongresin e PPE-së në Zagreb nuk ishte provë e dobësisë”, por, siç ka thënë ai, “dëshmi e forcës dhe dëshirës për të ndryshuar gjërat për mirë”.

Ai ka shtuar se pjesa më e rëndësishme e politikës e përfaqësuar nga ai është sigurimi i një derë e hapur për marrëdhënie më të mira midis serbëve dhe kroatëve në të ardhmen.

Sipas tij, megjithatë, javët e fundit ka pasur një “shpërthim të vërtetë” në pothuajse të gjitha mediat kroate kundër shkuarjes së tij.

“Unë do të dëshiroj të shtoj se nuk ka pasur arsye të vërteta për këtë lloj ndjekje, dhe as nuk ka, përveç që disa qarqe në shoqërinë kroate nuk mund të mësohen me rolin më të fortë të Serbisë dhe fakti që Serbia po rritet ekonomikisht dhe politikisht”, citohet të ketë shkruar Vuçiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu