Vuçiq pas takimit me Papën: Vatikani nuk do ta njohë Kosovën

Pas takimit me Papën, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Vatikani po ndjek një politikë serioze dhe do të ruajë pozicionin e tij për Kosovën, raporton Sputnik, transmeton zeri.

Pas takimit, presidenti i Serbisë u tha gazetarëve se ka biseduar me Papën për vendet e shenjta në Kosovë, për situatën e ‘vështirë’ të popullit serb atje, por edhe për raportet e këqija të kroatëve ndaj serbëve.

I pyetur nëse Vatikani do të mbante qëndrimin e tij për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës, Vuçiq tha se Vatikani po ndjek një politikë serioze dhe do të mbajë qëndrimin e vet, por dëshiron një zgjidhje paqësore me shqiptarët.

“Kjo është ajo që mund të them dhe që është e rëndësishme për qytetarët”, tha Vuçiq./Zeri


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu