Aleksandar Vuçiq duke folur për sulmet e mëngjesit të sotëm në Siri, tha se Serbia nuk duhet të përzihet.
Televizioni publik serb RTS pyeti Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq rreth sulmeve të mëngjesit të sotëm në Siri,
Vuçiq deklaroi se këto sulme ia kujtojnë periudhën nëpër të cilën kaloi Serbia.
“Për të gjithë ne që jemi më të vjetër se 18, 19 vjeç kjo paraqet kujtim të dhimbshëm të një periudhe nëpër të cilën kaluam”, tha Vuçiq për RTS.
Por Vuçiq deklaroi më tutje se Serbia nuk duhet të përzihet në këtë çështje.
“Ne jemi vend i vogël, numerikisht popull i vogël, duhet me të gjithë të bisedojmë dhe të kemi partneritet me cilindo që është e mundshme, raportu miqësore, për ta ruajtur vendin tonë dhe për ta përjashtuar çdo mundësi për një skenar të tillë, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon”, tha Vuçiq.
Vuçiq më tutje konstatoi se Serbia duhet të udhëheqë politikë të neutralitetit ushtarak.
“Politika e neutralitetit ushtarak është politika e vetme të cilën duhet ta zbatojmë, pasi politika ‘të jesh në anën e të fortit’ nuk do të thotë që je në anën e moralit dhe drejtësisë”, tha Vuçiq.
Mëngjesin e sotëm ShBA, Britania e Madhe dhe Franca zhvilluan sulme ajrore dhe me raketa ndaj bazave të ushtrisë së Bashar al Assad-it.










