Vuçiq: Qeveria e ardhshme nuk do të jetë kundër Rusisë

Në kohën e presionit të madh ndërkombëtar nga BE dhe ShBA, që Serbia duhet të përcaktohet për perëndimin dhe integrimin evropian, apo për lindjen dhe Rusinë, presidenti i Serbisë ka “sfiduar” hapur bashkësinë perëndimore duke deklaruar se “Qeveria e ardhshme nuk do të jetë kundër-ruse, po do të ruhet miqësia tradicionale me Rusinë”.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot para gazetarëve se “Qeveria e ardhshme nuk do të jetë kundër-ruse, po do të ruhet miqësia tradicionale me Rusinë”, shkruan “Beta”.

Në pyetjen e gazetarëve se çfarë do të jetë qeveria e ardhshme në kuptimin pro ose kundër-ruse, Vuçiq tha “Çfarë do të jetë qeveria e re, besoj se do të jetë qeveri serbe, e cila do të punojë në bashkëngjitjen e shpejtë të Serbisë në BE” tha Vuçiq , para gazetarëve në aeroportin Nikola Tesla, me rastin e promovimit të linjës nga Kina në Serbi.

Vuçiq ka fol edhe lidhur me takimet që po zhvillon me partitë parlamentare në lidhje me mandatarin e ri të qeverisë, ai shtoi se rreth konsultimeve edhe takimeve do të prononcohet pas përfundimit të tyre.

Kështu Vuçiq si duket do tentojë të vazhdojë politikën e deritashme të uljes në dy karrige, duke shprehur si synim strategjik integrimin në BE dhe në të njëjtën kohë duke ruajtur pozitën e raporteve speciale me Rusinë, përkundër kërkesave të hapura nga liderët evropian edhe amerikan se duhet vendosin në cilën rrugë do të shkojë Serbia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu