Vuçiq: S’dua të shes mjegull, SHBA nuk heq dorë nga Kosova e pavarur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë deklarata të reja për Kosovëna pas takimeve të zhvilluara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se gjatë bisedave me zyrtarët e lartë amerikan të shtetit e konsideroi të rëndësishme që i njoftoi për qëndrimet e Serbisë.

Ai ka thënë se nuk vjen në shprehje që Kosova të fitojë të gjitha e Serbia të mos marrë asgjë.

“Nuk mund të shes mjegull dhe të them se Amerika do të heq dorë nga Kosova e pavarur, nuk dua të jap premtime të rrejshme për qytetarët”, deklaroi Vuçiq në lidhje direkte për “RTS”, transmeton lajmi.

Ai ka shtuar se sheh se shumëkush në Serbi ka marrë pjesë në krijimin e kushteve për marrjen e vendimit për shpalljen e pavarësisë nga Kosova.

“Ky nuk është në tërësi qëndrim i ri i SHBA-ve. Ata më 2008 e kanë njohur Kosovën e pavarur. Amerika është fuqi e madhe e cila atë vendim nuk do ta ndryshojë. Një gjë e mirë është se ata mbështesin rrugëtimin tonë evropian, gjëja e dytë e mirë është që ata të mos hyjnë në atë se si do të duhet të duket marrëveshja, por është me rëndësi të arrihet një marrëveshje mes serbëve dhe shqiptarëve”, u shpreh ai.

Sipas tij, një gjë e keqe është që SHBA kërkon njohje të ndërsjellë mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Në thelb, nuk është risi e madhe, pak a shumë e kemi pritur. Unë u kam treguar se cilat janë qëndrimet tona, u kam thënë se mundësia që shqiptarët të fitojnë të gjitha e serbët të mos fitojnë asgjë, nuk pranohet. Gjëra të tilla nuk duhet të bëhen fjalë, ndoshta me ndonjë udhëheqësi tjetër”, u shpreh ndër të tjera Vuçiq.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu