Vuçiq: Së shpejti një vend i tetë do të tërhiqet nga njohja e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë prezantimit të raportit për Kosovën në seancën e Kuvendit, ka deklaruar se një shtet i tetë së shpejti do të tërheqë njohjen e Kosovës, transmeton InfoShqip.

Ne po luftojmë për Kosovën dhe Metohinë tonë në të gjitha frontet. Përgjigja jonë është vendimtare dhe efektive ndaj përpjekjeve të Prishtinës për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare. Besoj se së shpejti do të kemi një shtet të tetë që do të tërheqë njohjen e Kosovës, do të kem bisedime në javët e ardhshme”, tha ai.

“Në këtë moment kemi më shumë vende që nuk e njohin Kosovën sesa ato që e njohin”, tha Vuçiq.

Ai thotë se në 10 vitet e fundit kemi investuar më shumë në popullin tonë në Kosovë sesa në 40 vitet e kaluara./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu