Vuçiq takohet me Ramën në OKB: Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, janë takuar mbrëmjen e sotme në New York, përpara nisjes së punimeve të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në SHBA.

Këtë e ka bërë me dije presidenti serb në një postim që ka bërë në “Instagram” ku ka thënë se shkëmbeu një përshëndetje të vogël më mikun e tij, Edi Rama.

Krahas fotos së postuar me kreun e qeverisë tonë, Vuçiq nuk ka lënë pa përmendur Ballkanin e Hapur, duke thënë se kjo nismë është e ardhmja e rajonit tonë.

“Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim Edi Rama në nisje të sesionit të Asamblesë dhe një mundësi për të shkëmbyer përshtypjet e para për këtë ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë plane për paraqitje të përbashkëta në takimet gjatë punimeve të Asamblesë. Një Ballkan i hapur është e ardhmja e rajonit tonë”, shkruan Vuçiq në postimin e tij.

Këtë javë liderët e gjithë vendeve të botës do të bëhen pjesë e diskutimeve në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu