Vuçiq thotë se s’ka kompromis për targat, por Kosova do të nisë lëshimin e tabelave RKS më 1 shtator

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka mbajtur një konferencë për shtyp teksa ka folur rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka prekur edhe dy temat më të nxehta që kanë të bëjnë me dokumentet dhe tabelat e veturave, ku nuk është arritur një zgjidhje kompromisi mes dyja vendeve.

I pari i shtetit serb ka deklaruar se më 1 shtator do të nisë së zbatuari vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat.

“Është e qartë se nuk ka marrëveshje për targat, që do të thotë se do të fillojë së zbatuari më 1 shtator. Megjithatë, është një afat prej dy muajsh, kështu që do të shohim”, tha ai.

Lidhur me vendimin për dokumentet, ai kërkoi që nga ky vendim të përjashtohen serbët që jetojnë në Kosovë.

Siç ka thënë ai, “shqiptarëve u thamë dy gjëra sa i përket dokumenteve. Ne mund t’i lëshojmë për juve dhe neve, por për ne është e rëndësishme që serbët nga Kosova të lëvizin dhe të hyjnë e dalin nga territori i Kosovës. Jemi të gatshëm t’u pranojmë dokumentet, por le të shoqërohet me një ‘mohim’ të përgjithshëm që do ta vinin në vendkalimet administrative, me të cilin do t’u pranonin dokumentet”.

“Në atë “mohim” shkruhet, “Pajisja me letërnjoftime nga Kosova bëhet vetëm për arsye praktike, për të mundësuar lirinë e lëvizjes dhe nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, as nuk e cenon sovranitetin’. Kërkojmë garanci nga BE-ja, kërkojmë që çdo serb nga veriu i Kosovës të hyjë me dokumente serbe në territorin e Kosovës dhe të largohet kur të dojë”, tha ai.

Ndryshe, Vuçiq ka treguar se ka mandatuar për kryeministre Ana Brnabiqin, shefen aktuale të qeverisë së Serbisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu