“Vuçiq veç që s’po luan mëndësh!” Profesori nga Amerika flet për letrën e Bidenit dërguar Serbisë, a do ta njeh Serbia Kosovën?

Pasi të formohet Qeveria e re, me në krye liderin e LVV-së, Albin Kurtin, pritet edhe të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi.

Për dy ditë rresht ka qëndruar në Kosovë, emisari për dialogun Mirosllav Lajçak, i cili ka zhvilluar takime me liderët në Kosovë.

Profesori Binak Maxharraj thotë se, dialogu me Serbinë nuk është i ditëve të sotit, por Kosova me Serbinë ka dialoguar që dhjetë vite.

“Nuk është arrit pothuaj asgjë pos disa marrëveshjeve që e poshtërojnë Kosovën dhe në dobi të Serbisë. Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë i udhëhequr fillimisht nga Edita Tahiri, pastaj për të vazhduar me Hashim Thaçin, Isa Mustafën dhe Avdullah Hotin të gjithë këta kanë bërë dialog të mbrapshtë, të udhëhequr keq e më keq, të udhëhequr në dëm të Kosovës dhe në dobi të Serbisë, nuk kanë shtruar kurrfarë kërkesash ndaj Serbisë për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë që të gjitha faktet ishin në anën e Kosovës por kanë sjellë marrëveshje të dëmshme, kështu duke i lenë Serbisë hapësirë që dialogun ta kthej në dobi të vetë sikur ajo të ishte viktima e jo agresore”, thotë ai.

Profesori thekson se, fillimisht dialogu nisi keq, vazhdoi keq dhe përfundoi keq e më keq.

“U nis duke e fyer flamurin e Kosovës me do yje si kur të ishin flluska bore, vazhdoi me do marrëveshje pa lidhje, do tabela prej letre për veturat të cilat duheshin të ngjiteshin dhe të hiqeshin këndej e andej kufirit si dhe me do marrëveshje të tjera nja 45 sosh që Serbia nuk e zbaton asnjërën. Dialogu vazhdoi edhe më vrazhdë me Isa Mustafën i cili në vitin 2015 e nënshkroi Marrëveshjen bizare rreth formimit te Asociacionit të komunave me shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive, pra kështu do formohej një “mini shtet serb” në shtetin e Kosovës, marrëveshje këtë të cilën e refuzoi Gjykata Kushtetuese e Kosovës duke i numëruar 23 nene kundër kushtetuese. Por dosido dialogu të cilën e mori dhunshëm te udhëheq Hashim Thaçi i cili u lidhë me dreqin dhe të birin e tij, u lidhë me mafitë serbo-ruse për te ia futë Kosovës thikën pas shpine i cili për tre vite rresht takohej birave, shpellave tinëz opinionit për ti realizuar planet e serbo-sllave. Ky njeri tebdil i shantazhuar dhe i zënë rob nga Serbia për tri vite me radhë beri pazare me Serbinë pa fije turpi duke bërë plane,harta dhe skica për ndarjen e Kosovës, përkatësisht për shkëputjen e Veriut për te cilën ishte e interesuar Serbia. Më siguri se do te realizohej ky planë po të mos ndalej nga mikja e madhe e Kosovës Kancelarja Angela Merkel e cila në samitin e Berlinit i tha Thaçit dhe Vuçiqit se nuk ka ndarje, nuk ka shkëmbim të territoreve por nuk ka as korrigjim territoresh”, thekson ai.

Profesori shton se, Hashim Thaçit i hasi sharra ne gozhdë në Samitin e Berlinit ku u përmend edhe ndarja e Kosovës.

“Ai doli haptas kundër Evropës, posaçërisht kundër Kancelares Angela Merkel. Që nga ky moment Thaçi filloi takimin sekret me Ambasadorin Richard Grennel në Berlin për mundësin e zhvendosjes së dialogut në Uashington duke shpresuar se këtu do të gjej mundësin për ndarjen e Kosovës. Por edhe këtu u luajtën lojëra të fshehta dhe tinxare rreth ndarjes së Kosovës. Ambasadori Richard Grenell nuk e pranonte një gjë te këtillë se ekziston ndonjë plan ku thoshte se nuk ka pa asgjë. Por se shpejti rrente për lendinë ia qiti ish këshilltari për siguri nacionale Bollton i cili tha haptas se ka ekzistua një plan për ndarjen e Kosovës midis Thaçit dhe Vuçiq. Këtë planë e patë hetuar edhe Albin Kurti i cili refuzoi qe te shkoj bashkë me Thaçin e Uashington çfarë i kushtoi me rrëzimin e qeverisë se tij në formë të një grushtshteti të organizuar nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe ambasadori Riçard Grenell që e sollën ne pushtet qeverinë kukull A.Hoti. Pra çarqet sekrete zbuluan rrezikun që po i kanosej Kosovës për ndarjen dhe mu për këtë arsye me 27 korrik 2019 kur duhej të mbahej takimi në Uashington lidhur me këtë Thaçi u ndal ne 1200 metra lartësi me ç’rast aeroplani i tij e ndërroi drejtimin i cili më pastaj përfundoi në Hagë, kështu që Trump, Vuçiq dhe Grenell mbeten me gishta në gojë”, pohon ai.

Ai thekson se, dialogu vazhdoi në Shtëpinë e Bardhë pa Thaçin mes Hotit dhe Vuçiqit.

“Hoti i gëzuar si fëmija deklaroi së po shkojë e Uashington, në Shtëpinë e Bardhë për të marrë njohjen e pavarësinë së Kosovës nga Serbia. Kjo ishte paraparë në pikën 10 të marrëveshjes. I ashpër ishte Vuçiq i cili uluroi si kafsha dhe bash mu ne qendren e Botës ne Zyrën Ovale të presidentit më të fuqishëm në botë i tha pa fije turpi Presidentit Trump se nuk e njeh Kosovën dhe pikë. Presidenti Trump në vend që të ia zgërdhinë dhembet Vuçiqit nuk reagoi fare, kurse Hoti si pula e lagët as që foli një fjalë kundërshtuese, çfarë u pa se humbi rasti historik që kjo administratë ta detyroi Vuçiqin ta njoh Kosovën. E qartë marrëveshja e 4 shtatorit 2020 dështoi për njohjen e Kosovës nga Serbia. Nga Marrëveshjet e arritura përfitoi vetëm Serbia e asgjë Kosova. Serbia e fitoj minishengenin për të cilin ngulte këmbë me Edi Ramën, e fitoj daljen në detin shqiptar, u bë hisedare në Liqenin e Ujmanit, kurse Kosova e mori vetëm njohjen nga Izraeli nën trysnin e presidentit Trump. Por për një marrëveshje të mundshme midis Kosovës dhe Serbisë kohët e fundit po flitet shumë si në Amerikë po ashtu edhe në Evropë që si rezultat do të kishte njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Pra, dialogu për një marrëveshje gjithëpërfshirëse gjithsesi do të vazhdoi nën udhëheqjen e BE, por edhe me pjesëmarrjen e Amerikës, sepse pa këtë të fundit zor që do të arrihet diçka në këtë drejtim”, thotë Maxharraj.

Ai thekson se, këtu është lidhë nyja e Gordit midis palëve: Kosova kërkon me ngulim që me marrëveshjen përfundimtare Serbia ta njohë Kosovën, sepse çfarëdo marrëveshje tjetër pa njohje nuk do të kishte kurrfarë kuptimi. Kurse sipas tij, Serbia, nga ana tjetër nuk do me ditë për njohjen e Kosovës, sepse Serbia ka hyr në dialog jo për normalizimin e raporteve ndërshtetërore por thjeshtë për territor.

Maxharraj shton se, këtë e ka edhe si projekt nacional, kërkon Veriun e Kosovës me vlerë 600 miliard eurove, veriun që ka vlerë sa 2,5 Serbia dhe afër sa 10 Shqipëria.

“Këtu qëndron Thembra e Akilit që Serbia nuk heq dorë aq lehtë nga Veriu i Kosovës pa ndonjë trysni të madhe e sidomos nga Amerika dhe Gjermania, trysni kjo e cila dështoi nga administrata Trump. Por këto ditë Presidenti i ri i SHBA Joe Biden i dërgoi një letër Serbisë me rastin e festes së sajë nacionale, ku i kërkon se duhet të vazhdoi dialogu që si rezultat që Serbia ta njoh Kosovën si shtet të pavarur. Mu për këtë arsye Presidenti i Serbisë Vuçiq veç që s’po luan mëndësh, kurse situata politike në Serbi është afër shpërthimit, sepse nacionalizmi ekstrem serb më premisa shtetërore po i kërcënohet haptas Kosovës për mes formave dhe presioneve të ndryshme, kurse presidenti i Serbisë Vuçiq disa herë po e përsëritë si papagalli se kurrë nuk do ta njohë Kosovës edhe pas kërcënimit të Presidentit Joe Biden. Por, megjithatë dialogu duhet të vazhdoi nuk ka imperativ tjetër si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Andaj, si do ta zgjidhë Albin Kurti këtë nyje të Gordit apo si do ti gjejë lidhëset për ta zgjith thembrën e Akilit?! Për kryeministrin në ardhje Albin Kurtin nuk ka alternativ tjetër, ai duhet ti qaset dialogut me dije dhe plotë besim ne vete. Do theksuar se Albin Kurti nuk është njeri i kalibrit të ulët në raport me Hashim Thaçin, Isa Mustafën dhe Avdullah Hotin. Dialogut me Serbinë do ti qasët në mënyrë serioze e të fortë, sepse Albini në asnjë rrethanë nuk është një njeri i shantazhuar dhe i shitur nga askush dhe se karizma e tij është se ai nuk lëshon pe për asnjë katramë kur është ne pyetje Kosova, sovraniteti dhe integriteti i sajë”, pohon ai.

Sipas tij, Albin Kurti me ndihmën edhe të Vjosa Osmanit janë dy faktor qenësor për Kosovën, sepse e kanë besimin e popullit që të luftojnë për te mirën e Kosovës.

“Ata në takim me çetnikun Vuçiq nuk do të shkojnë me duar në xhepa si Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti. Albin Kurti së pari do ta pastroj terrenin e dialogut, do të pastroj të gjithë bërllokun që e ka lenë Hashim, Isa dhe Hoti dhe pastaj aty do të shpalosë kërkesa të forta që haptas duke i kërkuar Serbisë që para se me hy në dialog ajo duhet të reflektoi, të kërkoj falje publike për krimet dhe gjenocidin ne Kosovë, ti kthej apo ti tregoi mbi 1650 të pagjetur të cilët janë nëpër varrezat masive nëpër Serbi, çfarë këto ditë edhe u bë publike edhe në vet opinionin në Serbi se ekzistojnë, të reflektoi për dhunimin e mbi 20 mijë nënave, motrave tona, të reflektoi për demet e luftës që kapin shumën e mbi 45 miliard eurove, ta pranoj Kosovë si shtet të pavarur dhe sovran dhe si duhet që pas të gjitha këtyre të filloj dialogu për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve midis dy shteteve. Albin Kurti preferon që dialogu të niset nga baza pra, së pari me serbët e Kosovës, sepse ata janë qytetar të Kosovës e jo te Serbisë. Unë jam shumë skeptik se një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë do të reflektoj pozitivisht në afat të shkurtë duke e pas parasysh qëndrimin e fortë të Serbisë që as se si nuk do ta njohë Kosovën e kjo krejt nga situata eksploduese e brendshme e nacionalizmit ekstrem që po mbretëron në Serbi që tash shumë vite. Serbisë i duhet shumë kohë për të reflektuar lidhur me këtë, prandaj edhe ajo nuk ngutet ta mbaroi dialogun i cili dëshiron që të zgjatë sa më shumë, sepse kjo i konvenon vetë Serbisë. Serbisë i duhet shumë kohë për arritjen e ndonjë marrëveshje me Kosovën mbas i duhet asaj qe ta ndryshoj edhe qeverisjen e sajë qetniko-nacionalist me ardhjen në pushte të një qeverie me fleksibile se sa kjo që është tani e cila zor që do ti luan gurtë nga vendi pa një presion dhe forcë të madhe ndërkombëtare duke ia bërë të qartë asaj zgjidhë ose perëndimin me vlera të larta demokratike dhe civilizuese dhe me mirëqenie ekonomike dhe sociale ose lindjen sllave”, thekson ai.

Prandaj, sipas tij, edhe përmbyllja e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i kënaq të dy palët është vështirë të arrihet.

“Se kur do të ndodhë kjo nuk varet nga Albin Kurti por nga trysnia së pari e Amerikës, Anglisë dhe Gjermanisë të cilat do ti vejnë kushte me afate kohore për integrimin e saj në Evropë, ose përkundrazi dyert e saj do jenë të mbyllua përgjithmonë”, përfundon profesor Binak Maxharraj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu