Vuçiq zbuloi gjashtë pikat e marrëveshjes përfundimtare të propozuara nga Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe, i është drejtuar qytetarëve të Serbisë – duke thënë se në dhjetë ditët e ardhshme do të kërkojë zgjidhjen e problemeve.

Në takim me presidentin serb morën pjesë përfaqësues të Listës Serbe, krerë të komunave me shumicë serbë në Kosovës si dhe drejtorë të spitaleve, transmeton Telegrafi.

Duke folur për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, Vuçiq tha se Prishtina zyrtare ka refuzuar të gjitha propozimet e Beogradit.

Madje ka zbuluar gjashtë pikat e propozuara nga pala kosovare sa i përket marrëveshjes përfundimtare:

1. Njohja e ndërsjellë dhe hyrja apo pranimi në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

2. Zgjidhja e problemit të zhdukurve, konstatimi dhe zgjidhja e problemit të personave të përdhunuar, të zhvendosurve, shkatërrimi i pronës private dhe asaj publike, rikthimi i artefakteve dhe veprave tjera artistike që Serbia i mori nga Kosova, dhe në fund të paguhen dëmet e luftës nga ana e Serbisë.

3. Bashkëpunimi në të ardhmen.

4. Të drejtat që serbët e Kosovës i kanë në veri, t’i kenë edhe shqiptarët në Bujanoc dhe Preshevë.

5. Rishqyrtimi i marrëveshjeve të mëparshme.

6. Dhe krejt për fund marrëveshja përfundimtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu