Vula e pazakontë nga polici palestinez në pasaportin e Izraelitit! (FOTO)

Një zyrtar i kufirit vizatoi një penis dhe shkroi “Long live Palestine” në pasaportën e një izraeliti.

Një faqe e pasaportës së Tal Yaakobi tregon një vizatim të penisit së bashku me fjalët ‘Viva Palestina’ të shkruar pranë saj, që përkthehet në ‘Rroftë Palestina’.

25-vjeçari, nga Rosh HaAyinn, Izrael, pretendon se ka marrë vulosjen e pazakontë nga një zyrtar i kufirit kilian, pasi ka kaluar kufirin nga Argjentina gjatë udhëtimit.

Yaakobi i tha The Independent: “Prej momentit të parë, polici në kufi ishte armiqësor dhe ma hodhi pasaportën në fytyrë. Më pas ata na mbajtën për verifikim për një orë e gjysmë derisa vendosën të na linin të lëviznim”

“Nuk kishte asnjë arsye për ta bërë këtë gjë, përveç faktit se unë jam hebre.”

Yaakobi thotë se nuk e kishte vënë re vizatimin deri në katër ose pesë ditë më vonë, dhe kështu nuk e ngriti çështjen me asnjë zyrtar.

Pas kthimit në Izrael, atij iu desh të urdhëronte një pasaportë të re, e cila i kushtoi 1230 shekels (pak më shumë se 200 dollarë).

Historia u raportua për herë të parë nga Jewesh Chronicle, pasi gazetari Itay Blumental nga Ynet News me bazë në Izrael postoi foton në Twitter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu