Vulin i bën thirrje KFOR-it të “çarmatosë formacionet ilegale në Kosovë”

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi se BE ndaj Kosovës ndjek “politikën e karotës”, përkatësisht të shpërblimit, meqë ajo për “sjellje të këqija” vazhdimisht e ka shpërblyer, prandaj “nuk habitet se si Prishtina refuzon sugjerimet e saj”.

Ai i ka thënë Radio-televizionit të Serbisë se BE-ja duhet të marrë masa konkrete, të përdorë “politikën e shkopit”, përkatësisht nëse nuk ndodhë heqja e taksës 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia, BE duhet të ndalë zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, liberalizimin e vizave për Kosovën si dhe lëvizjen e lirë për zyrtarët e saj, transmeton Koha.net.

mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me Ushtrinë e Kosovës, ministri serb Vulin nuk pret gjë. “Nga fuqitë e mëdha të KS-së pres flokulë të zakonshme, se ato e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe se asgjë më tepër s’mund të bëjnë”, citohet të ketë thënë ai, pasi ka lavdëruar e u është falënderuar për përkrahje Rusisë e Kinës.

Duke folur për formimin e Ushtrisë së Kosovës, Vulin është shprehur se “është detyrë e KFOR-it të pengojë organizimin e formacioneve të armatosura në atë territor dhe se përpjekja për formimin e “formacioneve paramilitare në veri (të Kosovës) “ do të pengohej brenda disa minutash”.

“Detyra e KFOR-it është që në përputhje me Rezolutën 1244 të mos lejojë formimin e kurfarë formacioni ushtarak. A mund ta merrni me mend shfaqjen e ndonjë formacioni paramilitar në veri të Kosovës? Çfarë do të ishte reagimi i KFOR-it? Sa minuta do t’i duheshin… Pse nuk e bëjnë këtë gjë edhe tash?…” ka thënë ai, duke i bërë thirrje që të mos hezitojë në këtë drejtim, ani pse “nuk ka besim të madh në të”, transmeton Koha.net.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu