Ministri i Punëve të Brendshme dhe lideri i Lëvizjes Socialiste të Serbisë, Aleksandar Vulin, në një intervistë për “Veçernje Novosti” serbe, i pyetur nëse pas kërkesës së hapur nga Brukseli, Serbia duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të njohë Kosovën, Vulin tha se Serbia duhet sa më parë të pranojë se nuk dëshiron të hyjë në Bashkimin Evropian (BE) dhe se atje nuk ka vend, transmeton InfoShqip.
Ai shtoi se qëndrimi ndaj BE-së nuk është çështje emocionesh, por vendimesh racionale.
“Çështja nuk është nëse ne duam të hyjmë në BE, pyetja është nëse BE e do Serbinë,” tha Vulin.
“Duke gjykuar nga shantazhi i çmendur që po na ekspozojnë për të njohur Kosovën, për të shfuqizuar Republikën Srpska dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, ata nuk na duan”, tha Vulin.
Ai pohon se BE-ja si bashkim i takon të shkuarës, sepse me humbjen e pavarësisë politike, vendet e BE-së janë bërë territore, jo shtete.
“Unë besoj se miqësia me Rusinë është e një rëndësie më të madhe dhe se pa të rrezikojmë zhdukjen fizike të Serbisë,” tha Vulin./InfoShqip.com










