Vulin: Sanduloviç u arrestua me urdhrin tim, ai ka punuar në mënyrë aktive për Kosovën

Ish-drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informim të Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin deklaroi se kryetari i Partisë Republikane, Nikola Sanduloviç është ndaluar me urdhër të tij, i cili ka mbetur në fuqi edhe pas dorëheqjes së tij.

Sanduloviç u ndalua të mërkurën nga BIA. Ai është rrahur brutalisht dhe aktualisht po trajtohet në një spital ushtarak.

Sanduloviç u ndalua sipas urdhrit tim, i cili mbeti në fuqi edhe pas dorëheqjes sime. Ai u ndalua me dyshimin se ka cenuar rendin kushtetues dhe duke punuar aktivisht për të mbështetur shkëputjen e Kosovës”, tha për Novosti ish-drejtori i BIA-s, i cili dha dorëheqje pasi u fut në listën e zezë të SHBA-së.

Më herët, Sanduloviç ka njoftuar në platformën X se ka vizituar Prekazin dhe ka nderuar themeluesin dhe ish-udhëheqësin e UÇK-së, Adem Jasharin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu