Vulin vazhdon me kërcënimet: Xhandarmëria në Kralevë është gati

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit të targave ndaj Serbisë, situata në veri të vendit është tensionuar.

Madje, sot ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin vizitoi shtabin e xhandarmërisë në Kralevë dhe me atë rast vuri në dukje se anëtarët e xhandarmërisë janë të vendosur dhe të gatshëm për të kryer çdo detyrë që u është vënë nga Serbia dhe Presidenti Aleksandër Vuçiq”.

Në këtë rast, Vulin e vlerësoi gatishmërinë luftarake të kësaj njësie speciale të policisë.

Pjesëtarët e xhandarmërisë karakterizohen nga morali i lartë, gatishmëria, trajnimi dhe pajisjet për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave të sigurisë, për të mbrojtur shtetin, integritetin e tij dhe bashkëqytetarët e tij. Ata janë mbështetja dhe garantuesi ynë i besueshëm i stabilitetit dhe sigurisë së Republikës së Serbisë”, tha Vulin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu