VV paralajmëron bashkimin me LDK-në, për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj

Ditët kur dy partitë më të mëdha opozitare në vend VV dhe LDK do të bëhen bashkë në një nismë për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, janë të numëruara.Pas ftesës publike që Vjosa Osmani nga LDK i ka bërë opozitës për bashkim kundër Qeverisë, këtë bashkëpunim e ka paralajmëruar edhe deputetja e VV-së Albulena Haxhiu.Haxhiu ka thënë se ky bashkim është i domosdoshëm, madje e ka ftuar në këtë opozitarizëm edhe Partinë Social Demokrate e cila sipas saj, po i ndihmon kësaj Qeverisë për të ja zgjatur ditët.

Në një prononcim për Gazetën Blic, deputetja Haxhiu, ka thënë se pas dy kërkesave të tyre që dështuan, asaj për dorëheqje të Haradinajt, e më pas për mocion votëbesimi, tash opsioni i tretë është bashkimi i opozitës si mundësi e vetme për ta rrëzuar këtë qeveri.“Ne si Lëvizje Vetëvendosje, kemi kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj, pikërisht për shkak të vendimeve të dëmshme, dhe në të njëjtën kohë, duke marrë parasysh që është një qeveri që ka humbur legjitimitetin, kemi kërkuar që e njëjta të votëbesohet në Kuvendin e Kosovës, por siç duket as e para e as e dyta nuk të ndodh.

Prandaj si hap të tretë, duhet ta shohim rrëzimin e qeverisë, dhe kjo duhet të bëhet me bashkim opozitar, para se gjithash dhe mbi të gjitha. Por nuk po sho te opozita që ka një vullnet në këtë drejtim, sidomos te PSD, e cila edhe në Kuvend po ja mundëson kuorumin kësaj qeverie , pra siç duket nuk kanë interes për të shkuar në zgjedhje ngase janë të vetëdijshëm se do humbasin, prandaj edhe nuk janë të gatshëm” është shprehur deputetja e VV-së.Mirëpo ka thënë se bashkimi kundër qeverisë është i domosdoshëm.

“Por megjithatë përkundër kësaj ne duhet ta sfidojmë këtë qeveri dhe duhet të marrim vendim konkrete, por duhet të sigurohemi që në momentin kur e nisim një aksion për rrëzimin e kësaj qeverie të ja dalim “ ka thënë ajo.E pyetur nëse kjo do të thotë pranim i ftesës së Osmanit nga LDK-ja, Haxhiu ka thënë se këtë bashkim në fakt e kishte kërkuar kaherë VV-ja.“Unë e kam dëgjuar zonjën Osmani, por duhet kujtuar këtu se Lëvizja Vetëvendosje ka kohë që kërkon nga LDK, që të ndërmarrin bashkë veprime, qoftë edhe si këto në Kuvend, ku nuk po ia mundësojmë kuorumin, do me thanë në votime, si sot, pra nuk është se nuk kishte deputet në sallë, ne ishim aty, por thjesht nuk morëm pjesë në votim, dhe sa më shumë veprime të tilla e bëjnë vendin që të shkojë në zgjedhje.

Pra ne duhet të kombinojmë veprimet, qoftë brenda Kuvendit, qoftë edhe jashtë nëse është nevoja, por kjo duhet të bëhet me një koordinim të opozitës, pra unë e ftoj grupin e LDK-së, por edhe të PSD-së, që të veprojmë në mënyrë të përgjegjshme dhe serioz krahas situatës së krijuar” ka theksuar Haxhiu për Gazetën Blic .Vendimet për Countur Global, atë për 53 milionë eurot për Bechtel Enkan, dhe rritjen e pagave, Haxhiu i ka konsideruar si tri vendimet kryesore në bazë të së cilave kjo Qeveri meriton të bie./ GazetaBlic


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu