Warnock zgjedh 5 trajnerët më të mirë në histori të Premier Leagues

Neil Warnoks ka zgjedhur 5 trajnerët që sipas tij janë më të mirët në histori të Premier Leagues. Ish-trajneri Cardiff Cityt që aktualisht është i papunë ka thënë se Arsene Wenger është strategu më i mirë që ka pasur ndonjëherë liga angleze.

Warnock ka deklaruar se të gjithë mendojnë se Sir Alex Ferguson është më i miri, por që skocezi sipas tij nuk ka pasur shumë ndikim në futboll.

“Mendoj se Ferguson ishte në një kohë kur trajneri kishte vetëm një punë, ndërsa tani duhet t’i menaxhojë të gjitha, stafin, lojtarët dhe transferimet“, ka thënë ai.

“Për mua, Wenger është më i miri, pasi i ka bërë të gjitha në kohën e futbollit modern dhe pas tij vjen Pep Guardiola”.

“Jurgen Klopp nuk qëndron larg këtyre dy të parëve, e që pas tyre vijnë Ferguson e Jose Mourinho”, ka shtuar më tej Warnock.

Ferguson ka arritur që me Manchester Unitedin t’i fitojë 13 tituj të Premier Leagues, me shumë se këta të tjerët së bashku.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu