Xhaçka: Marrëdhëniet Shqipëri-Turqi nuk kanë qenë kurrë më të forta

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u takua sot me homologun e saj turk Cavusoglu. Në deklaratën e saj për shtyp me homologun Cavusoglu, Xhaçka tha se marrëdhëniet Shqipëri-Turqi nuk kanë qenë kurrë më të forta.

Xhaçka tha se Shqipëria ka përfunduar procedurat e brendshme për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes dy vendeve.

100 vite marrëdhënie diplomatike, marrëdhëniet Shqipëri-Turqi nuk kanë qenë kurrë më të forta. Takimi i sotëm vjen në kuadër të Grupit për Dialog Politik dhe shënon nisjen zyrtare të tij. Diskutuam përgatitjet për takimin e ardhshëm të Nivelit të Lartë të Këshillit të Bashkëpunimit. Të kënaqur që intensifikimi i dialogut politik është shoqëruar me një rritje domethënëse të bashkëpunimit dypalësh. Vërejmë me kënaqësi se në vendin tonë ka një trend të vazhdueshëm, pozitiv dhe në rritje të investimeve turke. Njohja reciproke e lejeve të drejtimit, Shqipëria i ka përfunduar procedurat e brendshme. I kërkova Cavusoglu që të ndihmojë në përshpejtimin e procedurave të brendshme në Turqi për të finalizuar hyrjen në fuqi. Diskutuam lidhur me problematikat dhe kërcënimet me të cilat po përballet Ballkani Perëndimor. Lufta e paligjshme e Rusisë ndaj Ukrainës kërcënon stabilitetin e rajonit tonë”, tha Xhaçka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu