Xhafa ka kryer torturua në komunizëm? Rama: Është si të thuash që unë jam i droguar

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka komentuar nga studio e gazetares Eni Vasili edhe për kandidaturën e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm teksa mbi te kane renduar disa akuza publike për tortura ne kohen e Komunizmit.

Për këto, Rama u shpreh: “Është si të më pyesni mua a jeni i sigurt që nuk jeni i droguar? Duhet të më provoni që jam i droguar”.

“Njerëzit nuk mund të akuzohen dhe më pas tu thuhet prokurorëve që akuza ime nuk është e vërtetë. Xhafa ka udhëhequr reformën në drejtësi dhe gëzon gjithë respektin e mbështetjen time dhe të atyre që gjykojnë nga veprat dhe nuk gjykojnë nga paga. Nuk ka pasur ndikim nga SHBA dhe nga askush për zgjedhjen e Xhafës”, ka thënë mes tjerash Kryeministri./Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu