Xhaferi: “Gjuha shqipe të presë!” Ibrahimi: Flet tamam si një ‘zastavnik’ i JNA-së

Sekretari i përgjithshëm i Alternativa, Zeqirija Ibrahimi me një status në rrjetin social Facebook, reagon ndaj Talat Xhaferit ku tha se gjuha shqipe duhet të presë hapjem tjetër të Kushtetutës, shkruan InfoShqip.

Ibrahimi në postimin e tij vazhdon duke e cilësuar si një veprim serbosllav ku thotë se Xhaferi foli tamam si nje zastavnik i JNA-së.

Në vazhdim postimi i plotë:

“Dje edhe kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi, paska thënë se “gjuha shqipe duhet të presë ndonjë ndryshim tjetër kushtetues”. Tamam si një zastavnik i JNA-së – “nije važno na kakav jezik pričamo, važno je da se volimo” (nuk është me rëndësi në çfarë gjuhe flasim, me rëndësi është të duhemi mes vete), një diskurs shumë i njohur serbosllav për ne që jemi lindur në kohën e ish Jugosllavisë.

Natyrisht, nga ish eprorët e ushtrisë jugosllave nuk mund të pritet më shumë e më mirë, por a thua kur do dalë “lideri i shqiptarëve që e ka prishur Jugosllavinë, vetë Ali Ahmeti” të na tregojë se më e rëndësishme se gjuha shqipe është “integrimi europjon, a po ‘upton”?.
Vasaliteti, inferioriteti dhe mediokriteti nuk e kanë vetëm rimën e përbashkët, por edhe personazhet e përbashkëta – Talat Predsednikun e Ali Pasanikun.

Në vend që të flasim për ndryshimin e statusit të gjuhës shqipe në kushtetutë dhe barazimin e saj me maqedonishten, këta shqipfolës nuk kanë guxim që as emrin e gjuhës shqipe ta shkruajnë.

Molim vas, za Talatče jedno Nikšičko pivo!” përfundon ai./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu