Xhaferi: Kur të ketë nevojë për vendim, Ali Ahmeti e Menduh Thaçi vijnë para kohe në Kuvend

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në brifingun e sotëm me gazetarët komentoi kritikat për prezencën/mos-prezencën e Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit në Kuvend. Xhaferi tha se që të dy janë të rregullt në momentet kyçe kur duhet të merren vendime.

“Rreth prezencës dhe mos-prezencës së Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit. Momentin kur duhet të vendoset në Kuvend, kurdo që të ketë nevojë për vendim, janë më të disiplinuar dhe më të pranishëm. Vijnë para kohe”, deklaroi Xhaferi.

I pari i Kuvendit tha se marrë parasysh se disa liderë të partive janë deputetë, ata nuk janë të obliguar të jenë në seancë për deri sa zgjat debati për çështje të caktuar.

Nëse janë obligime partiake, askujt nuk i bie që të jetë këtu për shkak se ka obligime si kryetar partie derisa zgjat debati, por në momentin e vendosjes ai duhet të jetë këtu”, tha mes tjerash Xhaferi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu