Xhaferi për mungesën e kuorumit në Kuvend, “Nëse ka pakënaqësi në koalicion, le të zgjidhen çështjet në Qeveri”

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi dhe i Bashkimit Demokratik, Pavle Trajanov, nuk kanë marrë pjesë në takimin koordinues që u mbajt të premten në Kuvend mes kryetarit të legjislativit, Talat Xhaferi dhe liderëve të shumicës parlamentare, njoftoi Xhaferi në një takim me gazetarët, transmeton InfoShqip.

Arsyeja e mbledhjes ishte mungesa e kuorumit. I pyetur nëse ka pakënaqësi në koalicionin qeverisës për faktin se deputeti alternativ Hisni Ismaili nuk është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit, Xhaferi është përgjigjur se askush nuk e ka njoftuar se ka pakënaqësi në koalicion. Ai shton se problemet duhet të zgjidhen politikisht, jo me mungesën dhe mosvotimin e ligjeve.

“Kush mendon se ka problem me marrëveshjen që ka bërë gjatë formimit të mazhorancës, nuk janë pajtuar me mua si kryetar i Kuvendit. Nëse ka probleme në marrëdhëniet në ekzekutiv për marrëveshjet politike që kanë bërë, le t’i zgjidhin atje. Këtu nuk më interesojnë marrëveshjet politike dhe zbatimi i marrëveshjeve. Të gjithë janë këtu për të bërë ligje. Janë dy zgjidhje – ose të jemi prezent ose të kërkojmë shpërndarjen e Kuvendit për të bërë një konfigurim tjetër”, tha Talat Xhaferi.

Por Alternativa siguron se nuk ka pakënaqësi dhe se lajmet që qarkullojnë në media janë vetëm spekulime.

Nuk ka tension në koalicion. Është vetëm çështje procedurash. Emërimi i Dr. Hisni Ismailit ka kohë që është në rend dite dhe pritet që pika e rendit të ditës të vijë vetvetiu. Gjithçka tjetër është spekulim mediatik dhe nuk ka të bëjë me ne. Ndryshe, shumica parlamentare është stabile dhe funksionon pa asnjë problem”, thotë Orhan Murtezani.

Sapo ka filluar seanca, salla është bosh, kërkojnë pushim”. Thonë – këtu po kërkoj pushim, shkruhet në procesverbal. Unë e di që është shkruar në Rregullore, por edhe në Rregullore është shkruar që duhet të jesh brenda sallës dhe nuk je këtu”, thotë Xhaferi./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu