Xhaferi pranon interpelancën kundër tij: Do ta procedojë në përputhje me afatet e rregullores së Kuvendit

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot e pranoi interpelancën e parashtruar ndaj tij nga Grupi Parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe do ta procedojë në përputhje me afatet dhe procedurat e përcaktuara me rregullore, njoftojnë nga Kuvendi.

Sipas Rregullores Interpelanca vihet në rend dite në seancën e parë të radhës të Kuvendit, pas skadimit të 15 ditëve nga dita e shpërndarjes së përgjigjes deputetëve. Nëse përgjigjja nuk dërgohet brenda afatit të parashikuar me nenin 46 të kësaj Rregulloreje, interpelanca vihet në rend dite në seancën e parë të radhës të Kuvendit.

Në përputhje me nenin 49 të Rregullores, diskutimi për interpelancën zgjat një ditë pune, deri sa të përfundojë lista e deputetëve të paraqitur për fjalë, kurse vendoset më së voni deri në ora 24.00. Ndryshe Interpelanca nga VMRO DPMNE ka të bëj me mbylljen e deputetëve në sallën ku po zhvillohej seanca plenare, si dhe audio incizimi i publikuar ku dëgjohen fyerjet dhe sharjet e Xhaferit drejtuar shërbimeve të Kuvendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu