Xhaferi: Të japin raport për të bërat e tyre, pastaj të kërkojnë llogari

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në fjalimin e tij para banorëve të Ҫegranit ka thënë se nuk është e nevojshme të flasin sepse sic thotë Xhaferi ai është obligim I marrë nga Qytetarët.

Ai thotë se ata duhet të japin përgjegjësi para se të kërkojnë.

Nuk mund ta vlerësojmë vetveten se të gjithë ne jemi bashk. Ata duhet të japin raport për të bërat dhe të mos bërat e qeverive të kaluara. Ne duhet të prodhojmë kuadro të cilat do të mund të trashëgojnë ideologjinë e BDI-së dhe filozofinë politike të Ali Ahmetit. Për 20 vite shqiptarët në RMV jo rastësisht mbështetën politikën dhe filozofinë e komandantit”, tha Xhaferi, duke shtuar se asnjëherë nuk mund të thuhet se kemi kry të gjitha punët.

Ai foli edhe për Zendelin.

“Ish ushtari im, Fadil Zendeli. Projekti i Ali Ahmetit është qendra e Gostivarit. Ishte qendër e mbledhjes së drogirashëve, sot nuk është. Atë e bëri BDI-ja, rënuam mbi 1 mijë objekte me mbështetje të Ahmetit dhe BDI-së, ne e bëmë Gostivarin qytet”, tha Xhaferi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu