Xhaferit do t’i propozohet shkarkimi i ministrave Aliu dhe Mexhiti, përkrahës të Taravarit

Përmes një komunikate për media theksohet se komisioni kadrovik i Aleancës për Shqiptarët, i përbërë nga 7 anëtarë, si i vetmi organ i ASH-së për çështje kadrovike, me shumicë prej 5 votash, vendosi t’i propozojë Kryeministrit shkarkimin e Ministrit të Shoqërisë Infornatike dhe Administratës, Azir Aliu dhe Ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

“Ky vendim u soll pasi përmes fuqisë së funksionit ministër, por pa poste partiake, dy ministrat kryejnë veprime që bien në kundërshtim me Kodin Etik, përfshirë shantazhet dhe presionet ndaj anëtarëve të ASH dhe të punësuarve, si dhe koketimin e sotshëm publik me VMRO-DPMNE, duke i shkuar në zyrë ministrit të saj”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga email adresa e ASH-së.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu