Xhaferri: Të mendohet për organizimin e zgjedhjeve edhe në kushte të jashtëzakonshme, nuk mund të votojmë në mënyrë elektronike

Me urdhër të Qeverisë të shtyhet mbajtja e zgjedhjeve. Kjo për momentin është zgjidhje e qëndrueshme juridike, vlerëson kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Sipas tij, shteti duhet të mendojë edhe për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve në kushte të këtilla të jashtëzakonshme, ndërsa në mënyrë elektronike nuk mund të votojmë.

“Duke pasur parasysh se është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, është i përgjithshëm konstatimi se nuk ka parakushte për mbajtjen e zgjedhjeve. Duhet të mendohet për mundësinë për organizimin e zgjedhjeve në kushte të tilla të jashtëzakonshme, të sigurohet vazhdimësia e gjërave. Kjo është temë për tu menduar e të gjithë ekspertëve, por ekspertiza të mos shpërndahet në Fejsbuk, por të organizohen forume elektronike”, theksoi Xhaferi në një emision në Televizionin 24.

Qëndrimi i tij është se institucionet ekzekutive duhet, ndërsa e kanë edhe kompetencën e tillë, si dhe mbështetjen e plotë, të bëjnë vlerësim adekuat të dinamikës së punëve që po ndodhin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu