Xhaka mund të largohet që në janar nga Arsenali pas zënkës me tifozët

Granit Xhaka nuk po kalon nëpër një situatë të mirë te Arsenali. Mesfushori shqiptar ka pushtuar ballinat e mediave angleze pas barazimit 2-2 të The Gunners në fundjavën që shkoi ndaj Crystal Palaces.

Sky Sports raporton tani se Xhaka mund të largohet nga skuadra londineze qysh në afatin e janarit, pas raporteve të tensionuara me tifozët. Kapiteni i Topçinjve deri në fundjavën e kaluar ishte në mesin e lojtarëve të preferuar nga tifozët, por veprimi i tij ishte i ngutshëm.

Xhaka ka marrë mbështetjen e bashkëlojtarëve të tij, por që mbetet të shihet në javët e ardhshme se cili do të jetë qëndrimi i përkrahësve të Arsenalit. Nëse tifozët vazhdojnë me fyerje ndaj reprezentuesit të Zvicrës, atëherë afati kalimtar i janarit për të do të thoshte aventurë e re.

Nuk ka shumë muaj që Xhaka e vazhdoi kontratën me Arsenalin, mirëpo kjo gjë nuk mund ta ndalojë atë që të kërkojë një skuadër të re. Në ditët e ardhshme, 27-vjeçari do të mbajë një takim me Unai Emeryn dhe me drejtuesit e skuadrës për të diskutuar rreth shiritit të kapitenit dhe të ardhmes së tij. Sipas mediumit anglez, tani Pierre-Emerick Aubameyang shihet si favorit për ta marrë shiritin e kapitenit deri në fund të këtij sezoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu