Në rajonin e Pattanit në Tajlandën jugore ndodhet një xhami, që besohet të jetë ndërtuar 400 vjet më parë, por pa përdorimin e asnjë gozhde të vetme, raporton Anadolu Agency (AA).
Edhe pse disa herë i është nënshtruar restaurimit, ajo ende ruan pamjen e saj arkitektonike origjinale, e që tërheq vëmendjen e shumë kalimtarëve, si dhe turistëve të huaj.
Xhamia është ndërtuar nga druri pa përdorur asnjë gozhdë të vetme.

Turistët që vizitojnë zonën, gjithsesi vizitojnë edhe xhaminë për ta vërtetuar vetë se ky objekt i pazakontë për katër shekuj qëndron drejt.
Fahreddin Saad, zëvendës i shkollës në këtë qytet, tha për AA se zona në të cilën është ndërtuar xhamia, është e një rëndësie të madhe historike.

“Xhamia është ndërtuar nga druri me plan të veçantë arkitektonik. Nuk është përdorur asnjë gozhdë e vetme. Supozohet se xhamia është ndërtuar gjatë mbretërisë islame. Shumica që vizitojnë Pattanin, vizitojnë edhe xhaminë”, tha Saad.











