Xhaxhai i 18 vjeçarit nga Podujeva tregon çka i kanë thënë dy familjet që e rrahën Lulzimin

Xhaxhi i të ndjerit Lulzim Fejzullahut, Rrahimi ishte mysafir në emisionin N’pikë në DTV.

Rrahimi ka treguar se nipi i tij nga rrahja me stupcë bejsbolli nuk e ka pasur pjesën e epërme të kokës.

Ai thotë se Lulzimi i ka dal shpirti me vrasje me paramendim.

“Lulzimin s’mujta me mbrojtë prej kriminelëve shqiptarë”, thotë ai.

Ai pohon se nuk e di si janë shpërnda xhirimet e kamerave që janë publiku në media.

“Familja kanë çu njerëz te unë. Nuk kam mujt me i leju. Lemni me probleme të mia. Edhe ma mbytë djalin edhe në varrim s’kam mutj me leju. Tjetra familje sa ishte djali në spital kanë thanë se nëse ka nevojë e çojmë për Turqi. Unë këtë e kam marr me shaka. Po të shkeli, po të rrehi, po të mbyti, po të shnoshi”, shprehet ai.

Ai këtë e quan si hajgare për këtë.

“Neve na ka humb rrugën në oborr. Ne ia kemi lanë shtetit në dorë”, thotë ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu