Kryeministri Zoran Zaev nuk heqë dorë nga optimizmi se vijon vit i suksesshëm ekonomik. Në mënyrë të njëjtë, me shumë hapa të guximshëm siç u gjet zgjidhje për kontestin me emrin ashtu do të hapet rruga për ekonomi, deklaroi Zaev në takim me qytetarët në Ohër. Administratorët shtetërorë i porositi se duhet t’i përvjelin mëngët dhe t’i rreken seriozisht punës. Ai paralajmëroi se vijon një periudhë e investimeve që do të hapin vende të reja të punës, ndërsa kjo do të kontribuojë në rritjen e pagave në ekonomi.
Qëllimi ynë është që prej një korrikut nga kjo TVSH t’ua kthejmë qytetarëve. Më shumë se 80 mijë aparate, që do t’i skenojë thjeshtë çdo telefon që e keni, në secilën faturë gjatë konsumit e skenon dhe e keni në konto. Ato para i keni në dispozicion, për konsum të radhës në të ardhmen. Ne besojmë se me këto para qytetarët do të mund ta ngritin buxhetin e tyre familjar” -tha Zoran Zaev, kryeministër i Republikës së Maqedonisë
Ministri i transportit Sugarevski tha se problemet me rrugët që u trashëguan nga pushteti paraprak janë tashmë e kaluar dhe më nuk do të humbet kohë në përmirësimin e tyre. Paralajmëroi ofensive infrastrukturore në të cilën Qeveria planifikon të shpenzohet më shumë se një miliardë euro.
Në projekt fazën e ligjit për ndërtim, që pres nga java e ardhshme t’u lëshohet palëve të interesuara, me qëllim që kuptohet, t’i japin mendimet dhe vërejtjet e tyre për të të përpilojmë një ligj reformues” -theksoi Goran Sugareski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve
Banorët e Ohrit kërkuan zgjidhje të problemeve lokale. Ndaljen e mafisë urbane, rregullim të pronësisë së plazheve, rregullim të kaosit në komunikacion gjatë periudhës verore.
Video:










