Zaev: Asnjë sfidë nuk do të na largojë nga vlerat evropiane (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev mbajti fjalim para Kuvendit Federal të Federalistëve të rinj evropian, që dje u mbajt në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Duke i përshëndetur të pranishmit, kryeministri Zaev theksoi se është kënaqësi të shohë numër aq të madh të të rinjve aktiv në politikë nga tërë Evropa të mbledhur në Maqedoni, në një Kuvend ku do t’i përcaktojnë politikat e tyre dhe rezolutat që do t’i dorëzojnë në Parlamentin Evropian.

Zaev tha se përfshirja e drejtpërdrejtë e të rinjve në krijimin e politikave dhe se angazhimi politik është bazë për përparim të bashkësive demokratike të cilat janë në garë për avancim të vazhdueshëm.

“Përkrahja juaj për dalje nga kriza politike dhe çlirim të shtetit të robëruar ishte përgjigje edhe ndaj sulmeve ndaj shoqërisë qytetare. Guxim, dinjitet dhe vlerë është të mbahet qëndrim i tillë. Ju, të nderuar të rnj treguat se ia vlen të mundohesh”, tha Zaev duke shprehur falënderimet e tij për orvatjet e rinisë në mbajtjen e vlerave evropiane të Maqedonisë./Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu