Zaev dhe Xhaferi në drekë tradicionale tek kryepeshkopi Stefani

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Arqipeshkopisë së Ohrit, z.z. Stefan me rastin e festave të Krishtlindjes dhe me rastin e ditës së emrit të tij – festës së Shën Stefanit, sot organizoi një drekë tradicionale Krishtlindjesh për kreun shtetëror.

Në drekën e Krishtlindjeve mori pjesë kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Ishte i ftuar, por nuk mori pjesë presidenti Gjorge Ivanov.

Dreka e Krishtlindjes tradicionalisht mbahet në rezidencën e arqipeshkopit z.z. Stefan, ndërsa në të marrin pjesë edhe peshkopi i Dibrës dhe Kërçovës Timotej dhe episkopi i Heraklesë Kliment.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu