Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev filloi pjesëmarrjen në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, i cili këtë vit i kushtohet temës “E ardhmja e Evropës”.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zaev u mirëprit në Bled nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, dhe më pas së bashku u drejtuan në panelin e parë udhëheqës në të cilin fjalim kishte kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli.
Thuhet se Zaev do të marrë pjesë në panelin udhëheqës të pasdites “E ardhmja e Evropës – Zgjerimi”, në të cilin do të drejtohet presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.
“Paneli gjithashtu përfshin komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varheji, presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, Përfaqësuesin e Lartë të Komunitetit Ndërkombëtar për Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt dhe kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansha, të Malit të Zi Zdravko Krivokapiç, të Kosovës Albin Kurti, të Polonisë Mateusz Moraëiecki, të Shqipërisë Edi Rama, kryesuesi dhe anëtari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Zheljko Komshiç dhe Shefik Xhaferoviç, si dhe presidentët e Moldavisë Maja Sandu dhe të Bullgarisë, Rumen Radev”, theksohet në njoftim.
Më tej thuhet se në Forumin e sivjemë Strategjik të Bledit në Slloveni, në panelet e tjera do të marrin pjesë edhe shumë shefa tjerë të shteteve dhe qeverive nga rajoni dhe më gjerë nga Evropa, pëfaqësues më të lartë zyrtarë të institucioneve të BE-së, si dhe të më shumë organizatave ndërkombëtare dhe Think-Tank organizata.
Sipas njoftimit, në kuadër të programit të saj gjatë forumit, Zaev do të ketë disa takime bilaterale me një pjesë të pjesëmarrësve të Forumit Strategjik të Bledit.









