Zaev fton Ramën: Në 2018 takohemi në Ohër

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev foli për intensifikim të bashkëpunimit mes dy vendeve në nisje të mbledhjes së përbashkët të qeverive të dy vendeve që mbahet sot në Pogradec.

Zaev ftoi qeverinë shqiptare që mbledhjen e ardhshme ta zhvillojnë në Ohër.

“Ftoj qeverinë që vitin e ardhshëm në 2018″>2018 të mbajmë një seancë në Ohër ose në Strugë. Të vazhdojmë të punojmë së bashku duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë për avancim të marrëdhënieve tona. Të gjitha sfidat t’i përkthejmë në progres për rajonin. Si Maqedonia dhe Shqipëria dhe rajoni kanë partnerë shumë seriozë që do i mbështesin”, theksoi Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu